Sulm fizik në Debresh të Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 13:14

Sulm fizik në Debresh të Gostivarit

Dje në ora 21.00 40-vjeçari F.A. nga Debreshi i Gostivarit, ka denoncuar se rreth orës 19.00 në një objekt hotelerik në këtë fshat, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 45-vjeçari R.M., 24-vjeçari A.M. dhe një 15-vjeçar, që të tre nga fshati Debresh dhe se personi R.M. është kërcënuar me jetë. 

Tre personat e involvuar në këtë sulm fizik, janë privuar nga liria, kurse R.M. është mbajtur në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit, me ç’rast do të pasoj edhe parashtresë adekuate. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 13:14