Në Hanet e Mavrovës është matur trashësia më e lartë prej 15 centimetrave

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 10:20

Në Hanet e Mavrovës është matur trashësia më e lartë prej 15 centimetrave

Gjatë ditës nëpër lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta të dukshme, ndërsa në pjesët tjera sidomos nëpër male do të mbajë mot me diell.

Temperatura maksimale sot do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa në vendet me mjegull prej 0 deri 5 gradë.

Në Shkup do të jetë me mjegull dhe qetë me vranësira të dukshme të ulëta. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë.

Siç kumtoi DPHM, mëngjesin e sotëm në ora 7 më  ftohtë (-6) do të jetë në Kriva Pallankë dhe Hanet e Mavrovës, ndërsa temperatura më e lartë prej 1 grade është matur në Strumicë, Dojran dhe Demir Kapi.

Në Hanet e Mavrovës është matur trashësia më e lartë prej 15 centimetrave.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 10:20