Gjykata e Gostivarit cakton masë paraburgimi për banorin nga Shkupi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 13:08

Gjykata e Gostivarit cakton  masë paraburgimi për banorin nga Shkupi

Sektori për punë të brendshme Tetovë- Departamenti për punë të brendshme Gostivar, dje  në  Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 29- vjeçarit D.J. nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”.

Personi D.J. dyshohet se gjatë këtij muaji, nga Republika e Shqipërisë ka blerë sasi më të madhe të
hashashit, rrëshirës së hashashit dhe vaj hashashi, të cilat ka planifikuar që ti shes në Shkup dhe në
qytete tjera në vend.

I njëjti më 13-janar të këtij viti, rreth orës 19.00 është privuar nga liria në rrugën magjistrale
Gostivar -Kërçovë, kurse gjatë kontrollit ë veturën e tij ,,Folkcvagen Golf” me targa të Shkupit, janë
gjetur dy shishe të mbushura me vaj kanabisi.

Gjykatësi me procedurë paraprake, në Gjykatën Themelore- Gostivar, dje (14-janar) ka caktuar masë
paraburgimi me afat prej 30 ditësh, me ç’rast personi D.J. është transferuar dhe dorëzuar në burgun e
Shkupit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Janar, 2020 13:08