Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Policia arreston shkupianin në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë

Dje në ora 19.00 në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, pjestarët e policisë nga SPB- Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar dhe Ministrisë për punë të brendshme nga Shkupi, e kanë privuar nga liria 29-vjeçarin D.J. nga Shkupi.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,.,Folkcvagen Golf 7” me targa të Shkupit, të cilën ai e ka drejtuar, janë gjetur dy shishe me lëng të panjohur me ngjyrë të zezë, që dyshohet se është vaj kanabisi.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë adekuate. Gostivari Sot 

TË FUNDIT