Pre. Jan 24th, 2020

Zënkë fizike mes banorit të Llakavicës dhe katër shkupianëve

Dje (12-janar) rreth orës 18 e 30 minuta, në Stacionin policor në Gostivar, janë privuar nga liria personat: A.L.(44), M.B.(19), 44- vjeçarja A.H. dhe 22-vjeçarja K.B., të gjithë nga Shkupi dhe 52-vjeçari S.M. nga Llakavica e Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë qenë të involvuar në veprë penale ,,dhunë”, e cila ka ndodhur rreth orës 14 në rrugën regjionale për në fshatin Mavrovë.

Kjo dhunë ka ndodhur si pasojë e një aksidenti trafiku, në të cilën janë aksidentuar tre vetura edhe atë vetura ,,Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 44-vjeçari A.L. nga Shkupi, vetura ,,Mitsubishi” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 26-vjeçari I.B. nga Gostivari, dhe vetura ,,Mitsubishi Pajero” gjithashtu me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 26-vjeçari B.M. nga Gostivari. Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">