Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Gostivar

Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Gostivar. Organizata jo qeveritare “Help”, e cila punon me personat e varur nga droga, vitin e kaluar ka regjistruar 48 përdorues të rinj të lëndëve narkotike, njofton Gostivari Sot

Shifra realë është shumë më e lartë thonë kompetentët, dhe ajo shkon deri në 700 persona të regjistruar ndër vite në Gostivar. Specialisti për çështje sociale në shëndetësi, njëherit drejtuesi i organizatës “Help”, Zoran Poposki sqaron se nuk është e lehtë gjetja e këtyre personave dhe më shpesh deri te ata vijnë me ndihmën e ish përdoruesve të lëndëve narkotike.

“Vitin e kaluar kemi regjistruar 48 përdorues të rinj të varur nga droga. Duhet theksuar se në ditë nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të lëndëve narkotike, kemi nga pesë deri në gjashtë persona që paraqiten për ndihmë te ne. Ndihma që e ofrojmë ne, përbëhet nga dhënia e gjilpëra dhe shiringa të sterilizuara dhe lidhja e plagëve të vogla dhe udhëzime për te mjeku nëse plaga është e madhe, shërbime psiko-sociale përmes punonjësit social, në rast nevoje thërrasim edhe psikolog, psikiatër. Dy herë në muaj vjen furgoni i “Hera”-s, i cili është i pajisur me laboratori e ku bëhen analizat e HIV-it te të varurit nga dorga”.

Ndër arsyet kryesore për rritjen e numrit të përdoruesve nga droga, janë situata socio-ekonomike e vendit, në veçanti shkalla e lartë e papunësisë te të rinjtë. Sipas statistikave të “Help” pjesa dërrmueseve e përdoruesve të drogës janë të rinj, meshkuj por nga kjo dukuri negative janë të prekura edhe femrat dhe dorgat më të përdorura janë heroina dhe kokaina.

“Me keqardhje më duhet të konstatojë se nga ajo që ne mbajmë si evidencë, gjithnjë e më shumë të rinjtë marrin drogë dhe githnjë e më shumë grup-moshat e reja paraqiten te ne për ndihmë. Për fat të keq shumica prej tyre janë përdorues introvert të dorgave, pra përdorin heroinë, së fundmi edhe kokain pasi çmimi i kokainës shënon ulje në treg. Ka shumë edhe nga ata të cilët përdorin vetëm marihuanë”.
Qytetarët e Gostivarit të cilët kanë nevojë për terapi qetësuese, duhet që patjetër çdo ditë të udhëtojnë deri në Tetovë ose ndonjë qytet tjetër, pasi te ne nuk ekziston një qendër e tillë. Nga organizata joqeveritare “Help” thonë se lufta me drogën është proces i gjatë, ndërsa mospasja e një qendre për qetësim ju krijon telashe shtesë qytetarëve të Gostivarit.
“Gjithnjë e më shumë kemi bashkëpunim të mirë me Policinë dhe Qendrën për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar. Por, për fat të keq qyteti i Gostivarit me numër të madh të popullatës, nuk ka as njësi, as ambullantë për pranimin e personave të varur nga droga. Nuk ka as Qendër metadoni, për çka ne obligohemi ata ti dërgojmë në Qendrën për metadon në Tetovë ose në Klinikën Toksikologjike në Shkup ose në ndonjë qytet tjerër ku ka qendra të tilla”.

Lëndët narkotike përveç se konsumohet ajo në masë të madhe edhe tregtohet. Kështu, sipas raportit të SPB – Tetovë, gjatë vitit 2019 në rajonin e Gostivarit për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim dhe konsumim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, janë privuar nga liria 178 persona, tek 88 prej prej tyre është gjetur dhe konfiskuar drogë. A.B

TË FUNDIT