Pre. Jan 24th, 2020

Gostivar, përfaqësuesit e partive politike dëgjuan kërkesat e shoqatës “Bashkarisht Mundemi”

Sot në mjediset e Këshillit Komunal të komunës së Gostivarit, u mbajt mbeldhja e organizuar nga Shoqata e personave me nevoja të posaçme “Bashkarisht Mundemi”, ku të pranishëm ishin prindërit e fëmijëve dhe persoant me aftësi ndryshe si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike që që kanë shtrirje në Gostivar, raporton Gostivari Sot. 

Në prani të përfaqësuesve të degëve të partive politike, drejtuesi i shoqatës, Shpendi Salija u shpreh që qëllimi i mbedhjesishte diskutimi mbi kërkesat dhe nevojat që kanë të bëjnë me fëmijët dhe për personat me aftësi ndryshe.

“Se pari me lejoni qe tju pershendes ne emrin tim dhe ne emer te shoqates per persona me aftes te kufizuara Bashkarisht Mundemi perfaqesuesit e te gjith partive politike , prinderit e femijeve me aftesi ndryshe,mediumet si dhe te gjith te pranishmit ne kete mbledheje. Mua me gezon fakti se Gostivari esht shembull per gjith R.M.V si dhe kur esht ne pyetje kjo kategori e femijeve dhe personave te gjith jemi bashk ashtu si jemi sot ne kete mbledhje. Sot jemi nje Maqedoni ne nje hapsire pa dallime fetare, kombetare dhe politik. Ne jemi shoqate joqeveritare, jo partiake, por jemi nje shoqate e brengave te ketyre prinderve”, deklaroi Salija.

Sipas tij, deri me sot kemi patur perkrahjen e cdo subject politik, istitucion dhe nga gjith qytetaret e Gostivarit.

“Me qene se jemi ne prag te zghjedhjeve parlamentare ne si shoqate e pame te arsyeshme qe te mbajme nje mbledhje me prinderit dhe perfaqesuesit e gjith partive politike qe tua tregojme brengat dhe kerkesat tona si prind te ketyre engjujve qe sa do pak te na lehtesohet edhe neve jeta jone. Dua tju falemenderoj shumd qe ndajtet kohe per te qene pjese e jona qe te na ndegjoni nga afermi se me cka ne po perballohemi cdo dite. Por kjo mbledhja e sotshme esht me qellime te pergjithshme dhe gjat disa hulumtimeve edhe nga shtetet tjera dhe nga ajo qe ne po e shohim se duhet ndyshojme edhe ne baza kushtetuese dhe ligjore ne R,M.V dhe lokale statutore”, tha Salija.

Eshte fakte se te jesh nje prind i nje femiju me aftesi ndryshe, tha ai, do te thote te jesh nje hero, te perballojsh, cdo sfide, dhe sipas te dhenave qe ne posedojme ne komunen e Gostivarit , Vrapcishtit dhe Mavrove dhe Rostushe ka afer 275 femije me aftesi ndryshe, dhe mbi 80 % te ketyre prinderve jane ekonomikisht te dobet.

Krahas shpalosjes së kërkesave  nga ana e Shoqatës, në mbledhje u shtruan edhe pyetje dhe kërkesat nga prindërit, si dhe propozime dhe konsultime me perfaqesuesit e partive politike. Gostivari Sot

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">