Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gjatë kontrollit të kryer në qytetin e Gostivarit, janë zbuluar tre vozitës të alkoolizuar

Gjatë fundjavës që kaloi, 11-12-janar, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë është realizuar aksion kontrollues ndaj vozitësve që drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit.

Gjatë kontrollit janë zbuluar 19-vozitës -shkelës të cilët kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit. Të gjithë janë larguar nga trafiku me ç’rast i’u janë konfiskuar patentat e shoferit, kurse janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar edhe 34 lloje tjera të shkeljeve.

Gjatë kontrollit të kryer në qytetin e Gostivarit, janë zbuluar tre vozitës të alkoolizuar. Tre shkelësit menjëherë janë larguar nga trafiku, me konfiskim të patentave të shoferit. Gjithashtu janë zbuluar edhe tre lloje tjera të shkeljeve.

TË FUNDIT