Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Padituria juaj kushton jetë”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Janar, 2020 09:18

Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës “Padituria juaj kushton jetë”

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata komunale Gostivar, realizoi punëtori për Ndihmën e parë në kuadër të fushatës “Padituria juaj kushton jetë“, për bjeshkatarët e shoqatës malore Sharri Gostivar.

Në këtë trajmi, mjeku ligjerues Dr. Besnik Zeqiri, demonstratori Burhan Klinçe si dhe të punësuarit profesional të Organizatës Komunale Gostivar realizuan trajnim për të gjithë bjeshkatarët dhe alpinistët e kësaj shoqate për dhënien e ndihmës së parë, me çka personat prezent u aftësuan me aftësi dhe eksperiencë për shpëtim të jetës dhe dhënies së ndihmës së parë të lënduarve.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që nëpërmes informimit, demonstrimit, komunikimit dhe punës në grup, bjeshkatarët më shpejt të përgjigjen në rast të fatkeqësive dhe lëndimeve të cilat mund të ndodhin në aktivitetet e tyre në mal. Me këtë trajnim Organizata komunale Gostivar vazhdon ti informoj dhe mësoj dhe aftësoj njohuriti praktike dhe teorike të qytetarëve.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Janar, 2020 09:18