Vitin e kaluar Gostivari ka dhënë vajzë për nuse në Egjipt

Gostivari vitin 2019-të e ka mbyllur me 563 martesa ose 5 martesa më shumë se në vitin 2018-të. Prej këtyre 406 kurorëzime janë bërë në Gostivar, të tjerat jashtë vendit, konkretisht në vendet perendimore, njofton Gostivari Sot 

23 martesa janë me shtatas të huaj, prej tyre pesë me shtetas të Austrisë, katër me shtetas të Gjermanisë, po aq me të Shqipërisë dhe Serbisë, dy me shtetas të Kosovës, nga një me shtetas të Bullgarisë, Holandës, Ukrainës dhe Egjiptit. Në shtetin e fundit kemi dhënë vajzë për nuse, apo dhëndri është egjiptian.

Nijazi Asani – Shef i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amëz në Gostivar, sqaron gjatë 2019-tës ka pasur edhe 94 shkurorzime. Gostivari gjatë 2019-tës ka pasur 104 banorë më pas se sa gjatë 2018-tës.

Kjo pasi nataliteti ka shënuar rënie, kurse mortaliteti rritje. Sa i takon natalitetit, Gostivari vitin 2019-të e ka mbyllur me 1103 lindje ose 29 lindje më pakë se vitin 2018-të. Sipas nacionalitetit shumica janë shqiptarë, dhe thuajse sa fëmijë kanë lindur në Gostivar, aq kanë lindur në vendet perendimore.

Gjatë 2019-tës në territorin e Gostivarit kanë vdekur 509 persona ose 75 persona më shumë se sa në vitin 2018-të. Nga numri i përgjithshëm i të vekurve, 27 kanë ndërruar jetë në vendet perendimore. Gostivari Sot