Porosia prekëse e drejtuar deri tek deputetët e ardhëshëm

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Janar, 2020 09:09

Porosia prekëse e drejtuar deri tek deputetët e ardhëshëm

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 Prillit, drejtesi i Shoqatës për persona me nevoja te posaçme “Bashkarisht Mundemi”, Shpendi Salija, ka drejtuar një porosi prekëse për kandidatët për deputetë të mundshëm në përbërjen e re parlamentare, shkruan Gostivari Sot  

Nisur nga qasja e pamjaftueshme e ligjdhënësve, Salija sensibilizon opinionin për gjendjen në familjet që kanë fëmijë të paralizuar, autik dhe me sëmundje të ralla dhe sëmundje të tjera, duke ftuar kandidatët e ardhshëm për deputetë, të vizitojnë këto familje, me qëllim që ta kuptojnë ndjeshmërinë, gjendjen dhe rëndësinë e të qenurit prind të këtyre fëmijëve, dhe në të ardhmen, me vendimet e tyre të tregohen me koshient për këtë kategori të qytetarëve.

“Bëj thirrje te të gjithë ato që do të kandodojnë ne zgjedhjet e 12 Prilit 2020 për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga të gjithë partitë politike pa përjashtim, ju kisha lutur para se me u kandiduar të jeni mysafirë në shtëpitë tona kemi fëmijë të paralizuar, autik dhe me sëmundje të ralla dhe sëmundje të tjera, 24 orë. Do të thotë që 24 orë të jenë mysafirë nëpër shtepitë tona e të shohin nga afër se si jeton një familje me këto fëmijë, të shihni nga afër problemet tona dhe të na shihni në sytë  tonë (shumica të përlotur ) dhe të shihni se çka është të qëndrosh 24 orë pa gjumë në sy që ta ruajsh atë fëmijë. Sa do pak, ky mesazh, nesër kur do jeni deputetë ta keni para sysh me qëllim që tu jepni pak më shumë rëndësi dhe kontribut këtyre familjeve dhe këtyre engjujve”, shkruan në porosinë e tij, Shpendi Salija, drejtues i Shoqatës për persona me nevoja te posaçme “Bashkarisht Mundemi”, nga Gostivari.

Kjo porosi, urojmë të arrijë deri tek personat e apostrofuar dhe qëllimi i porosisë të jetë mision për të zgjedhurit e popullit në të ardhmen. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Janar, 2020 09:09