Pre. Jan 24th, 2020

Pendarovski priti në takim kampionin botëror të vallëzimit bashkëkohor, Andi Ismaili

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti në takim 11-vjeçarin nga Gostivari, Andi Ismaili, kampion botëror në vallëzim bashkëkohor.

Në takimin, në të cilin morën pjesë edhe prindërit e tij, Andi e ka treguar përvojën e tij në kampionatin botëror në dhjetor të vitit të kaluar që është mbajtur në Osa të Polonisë. Në këtë garë botërore, Andi e ka marrë vendin e parë në kategorinë e vallëzimit bashkëkohor solo për fëmijë.

Presidenti Pendarovski theksoi se Andi edhe pse ka vetëm 11 vjet, ai tanimë është ambasador i vendit tonë pasi që ka arritur ta promovojë Maqedoninë e Veriut nëpërmjet artit të vallëzimit të tij. Dhe për atë, ashtu siç theksuar Pendarovski, talentëve të rinj, shteti duhet t’u japë mbështetje të pa rezervë.

I riu Andi në takim me presidentin ka informuar se sfida e tij e radhës është kampionati evropian i xhezit, baletit klasik dhe bashkëkohor, i cili do të mbahet këtë vit në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup.

Andi Ismaili është anëtarë i studios për vallëzim “I Dance” nga Gostivari. Për koreografinë me të cilën ka fituar në Poloni, i kanë ndihmuar trajneri dhe koreografët e studiose “Brejk a Leg” nga Shkup.

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">