Në Mavrovë regjistrohet temperatura – 8 gradë Celsius

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Janar, 2020 09:14

Në Mavrovë regjistrohet temperatura – 8 gradë Celsius

Në Berovë në orën 7.00 të mëngjesit janë matur – 12 gradë, -9 në Shkup- Petrovec, Shtip, Manastir dhe Mavrovë, -8 në Kriva Pallankë, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë. Në Shkup Zajçev Rid, Llazarapole, Kumanovë dhe Dibër temperaturat kanë qenë -7 gradë Celsius, -6 në Ohër, -5 në Pretor dhe Krushevë, -2 në Gjevgjeli, 0 në Dojran.

Trashësia e borës në Hanet e Mavrovës është 11 centimetra, ndërsa 4 në Kodrën e Diellit.

Moti sot do të jetë i kthjellët dhe mjaftë i ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të dobët veriperëndimore dhe me paraqitjen e mjegullës nëpër disa lugina.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 11 deri në minus 2, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 111 gradë Celsius.

Në Shkup, moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe me mjegull, gjatë ditës me diell. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.

Edhe të premten moti do të jetë stabil me paraqitjen e mjegullës nëpër disa lugina. Gjatë fundjavës do të ketë paraqitje të rritjes së vranësirave, në disa vende më të ulëta me shi të dobët të kohëpaskohshëm, ndërsa në malet borë e dobët.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Janar, 2020 09:14