Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

KF Gostivari i filloi përgatitjet me pesë prurjet e reja

Edhe skuadra e Gostivarit sot ka filluar me përgatitjet per sezonin pranveror në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll-grupi i Perëndimit.

Në stërvitjen e parë që e ka bërë trajneri Birol Topciu, kanë qenë të pranishëm edhe pesë prurjet e reja.

Bëhet fjalë për Ensar Luma dhe Besar Rexhepi të huazuar nga KF Shkëndija, Hasip Loki nga Drita dhe Musli Lika e Xhemail Esati të huazuar nga FC Shkupi.

“Përvec këtyre futbollistëve do të sjellim edhe lojtarë të tjerë. Shpresoj se të gatshëm do ta presim fillimin e stinorit pranveror”, ka premtuar kryetari i klubit Vlerim Iseni. /reshat ibrahimi/

TË FUNDIT