Mërgimtarët dërgojnë në Gostivar sako dimri për fëmijët me nevoja speciale

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Janar, 2020 12:38

Mërgimtarët dërgojnë në Gostivar sako dimri për fëmijët me nevoja speciale

Gostivari ka pranuar donacion 40 sako dimri, të cilat u janë dorëzuar fëmijëve me nevoja speciale. Donacioni ka ardhur nga shoqata “Mërgimtarët e Zvicrës për Gostivarin”, dhe janë pranuar nga shkollat të cilat kanë paralele për fëmijët me nevoja ndryshe dhe shoqata “Bashkarisht Mundemi” e cila punon me persona me nevoja të posaçme.

“Mërgimtarët e Zvicrës për Gostivarin dhuruan 20 sako për dimër te 2 paralelet speciale të shkolla fillore “Isamil Qemali” në Gostivar si dhe 20 sako për femijët e shoqatës “Bashkarisht Mundemi”. Mërgimtarët e Zvicrës për Gostivari kanë dhuruar disa vite me radhë gjatë fundvitet gjësende të nevojshme për këta fëmijë”,

thuhet në njoftimin e shoqatës “Bashkarisht Mundemi”. Shpendi Salija, kryetar i kësaj shoqate, shpreh falemenderim të veçantë për përkrahejn dhe kuntributin e vazhdushëm të mërgatës për vendlinjden.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Janar, 2020 12:38