Basri Veseli, kryeshef i Policisë në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Janar, 2020 14:32

Basri Veseli, kryeshef i Policisë në Gostivar

Prej sot edhe qytetet me shumicë shqiptare do të kenë Kryeshefat shqiptar të policisë, respektivisht Njesive te Puneve te Brendshme, që do të kujdesen për sigurinë dhe rendin publik, kështu kumtoi zv.ministri Agim Nuhiu, i cili shpalosi emrat e qyteteve ku janë bërë emërimet, shkruan Gostivari Sot. 

Bëhet fjalë për Tetovën, Gostivar; Kërçovë; Strugë; Dibër,  Shkupin (pjesa e Karposhit) dhe për Shkupin (pjesa e Çairit/Butelit). Për në Gostivar, është caktuar Basri Veseli i cili do te drejton me Njesine e Puneve te Brendshme, qe do te mbulon Stacionin Policor ne Gostivar si dhe Stacionet e tjera ne suaza te tre komunave te rajonit, Mavrove – Rostushes, Vrapcishtit dhe Gostivarit, njofton Gostivari Sot 

“Angazhimi ynë mbetet respektimi absolut i kuadrit ligjor dhe institucional pa asnjë përjashtim”, shkruan Nuhiu. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Janar, 2020 14:32