Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Avni Selimi, boksieri nga Gostivari që ndërton karrierën në Gjermani

Avni Selimi, boksieri nga Gostivari që ndërton karrierën në Gjermani. Në vitin 2020 synon titullin botëror WBU

Avni Selimi, nga fshati Forinë i Gostivarit ka vite që ndërton karrierën e tij profesionale sportive në Gjermani. 29 vjeçari ka filluan karrierën e tij në vitin 1996, fillimisht si xhudist, sport me të cilin është marrë deri në vitin 2001, kur shpallet dy herë si fitues i vendit të parë në garat e mbajtura asaj kohe në Shkup.

Nga viti 2002 zhvendoset për të jetuar në Frankfurt të Gjermanisë, përsëri duke mos ndaluar aktivitetet sportive. Ai nga viti 2005 e deri më sot merret me boks në Frankfurt të Gjermanisë ku numëron 27 ndeshje amatore dhe 23 fitore si profesionist.

Viti 2019 i ka siguruar atij tre ndeshje të mbajtura në Angli dhe Gjermani, që rezultuan me tre fitore.

“Në vitin 2020 së bashku me menaxherin e tim Arian Bajrami synojmë titullin botëror për kategorinë WBU, si dhe pjesëmarrje të shumta në ndeshjet e radhës që tashmë janë caktuar të mbahen në Dubai, Gjermani dhe Afrikë”, thotë Selimi për Tv Globi.

  

TË FUNDIT