Taravari vizite ne Stacionin Policor dhe Njesine e Zjarrfikesve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Janar, 2020 13:48

Taravari vizite ne Stacionin Policor dhe Njesine e Zjarrfikesve

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari natën e ndërrimit të motmoteve ka vizituar Stacionin Policor të Gostivarit, ku u prit nga shefi i ndërrimit Isni Nuredini. Kryetari Taravari me këtë rast ka uruar policia të ketë natë të qenë dhe më pak intervenime në terren.

Nga ana tjetër shefi i ndërrimit në SP – Gostivar, Isni Nuredini, tha se policia e Gostivarit ka përgatitur me kohë plan – veprimi gjatë Vitit të Ri se si do të veprohet në terren dhe siguroi se uniformat blu do të jenë në gatishmëri të plotë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij natën e ndërrimit të motmoteve ka vizituar Njësitin Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar, ku është pritur nga shefi i këtij njësiti Jusuf Bajrami dhe zjarrfikësit e ndërrimit.

Ata kanë biseduar për kushtet që posedojnë zjarrfikësit e Gostivarit dhe përgatitja e tyre për intervenim eventual gjatë Vitit të Ri. Kryetari Taravari uroi të kenë natë të qetë dhe festive, në vend të intervenimeve. Gjatë kësaj vizite, kryetari Taravari zjarrfikësve të ndërrimit, u dhuroi pakot e Vitit të Ri.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 1 Janar, 2020 13:48