Falë mërgimtarit nga Gostivari, zjarrfikësit furnizohen me veshje adekuate kundër zjarreve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Dhjetor, 2019 09:32

Falë mërgimtarit nga Gostivari, zjarrfikësit furnizohen me veshje adekuate kundër zjarreve

Falë angazhimit të banorit të Gostivarit, Besar Tafai, i cili përkohësisht punon në Bazel të Zvicrës, zjarrfikësit e Gostivarit janë pajisur me veshmbathje adekuate për zjarrfikës, njofton Gostivari Sot

Tafai i cili jeton në Llaufen të Bazelit dhe i punësuar në Spital e rajonit, është vullnetar i zjarrfikësve të Bazelit, dhe falë ndërmjetësimit të tij, njësiti i Zjarrfikësve të Bazelit ka ofruar donacionin.

Donacioni i cili numëron gati 50 palë, përmban dy lloje të veshmbathjeve për zjarrfikës, edhe atë veshje rezistuese kundër zjarreve dhe veshje të përditshme për zjarrfikësit.

Transporti i donacionit nga Bazeli në vendlindje, është bërë i mundur falë shërbimit nga Agjencia turistike “Durmo Tours”, që kreu transprtin në bazë vullnetare. Tafai shpreh faleminderim publik për drejtuesin e Agjencionit, Maliq Beluli.

Pas arritjes në Gostivar, donacioni është dorëzuar tek njësiti territorial kundër zjarreve në Gostivar, dhe tashmë është vënë në shërbim të zjarrfikësve të Gostivarit.

Donacioni nga mërgimtari, Besart Tafaj është një nga donacionet e shumta që realizojnë mërgimtarët e Gostivarit për vendlindjen. Angazhimi i tillë tregon që mërgimtarët shprehin kujdes për vendlindjen, dhe ku do që shkojnë mendjen e kanë në vendin ku kanë lindur ata dhe familjet e tyre. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 31 Dhjetor, 2019 09:32