Viti 2020: 1 ditë feste për myslimanët, 6 për ortodoksët dhe 3 për krishterët

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2019 14:27

Viti 2020: 1 ditë feste për myslimanët, 6 për ortodoksët dhe 3 për krishterët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi programin e ditëve të pushimit për vitin 2020. Sipas Ligjit për festa (Gazeta Zyrtare e RMV-së numër 21/98 dhe 18/07) në vitin 2020 ditë pushimi janë:

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut:

1 janari (e mërkurë), Viti i Ri,

7 janari (e martë), Krishtlindjet,

20 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,

1 maji (e premte), Dita e Punëtorëve,

24 maji (e diel), “Shën Kirili dhe Metodit” dhe Kurban Bajrami që poashtu është në këtë ditë ndërsa dita e pushimit do të jetë 25 maji,

2 gushti (e diel), Dita e Republikës, përkatësisht tre gushti është ditë pushimi, tetë shtatori (e martë), Dita e Pavarësisë,

11 tetori (e diel), Dita e kryengritjes popullore, përkatësisht 12 tetori do të jetë ditë pushimi, 23 tetori (e premte), Dita e Luftës Maqedonase Revolucionares,

8 dhjetori (e martë), Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”.

Për qytetarët myslimanë ditët e pushimit do të jetë edhe dita e parë e Kurban Bajramit, për qytetarët ortodoksë 6 janari, 19 janari, 17 prilli 5 qershori dhe 28 gushti ndërsa për qytetarët që i përkasin fesë krishtere ditët e pushimit janë 13 prilli, 1 nëntori dhe 25 dhjetori.

Për shqiptarët 22 nëntori është poashtu ditë pushimi për shkak të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2019 14:27