Pre. Jan 24th, 2020

Viti 2019, Gostivari fitoi Teatrin e shumëpritur

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 30 tetor miratoi vendimin për themelimin e institucionit të ri nacional “Teatri i Gostivarit” në Gostivar.

Në dhjetor të vitit që po lejmë pas, me premierën e shfaqjes “Nathani i urtë” nga Gothold Efraim Lesing, në regjinë e Sulejman Rushitit, mbrëmë filloi historia e Teatrit të Gostivarit.

Deri më tani aktivitetet e dramës janë realizuar përmes studios së posaçme të dramës në kuadër të Qendrës së Kulturës në Gostivar, por edhe përmes shumë projekteve tjera të pavarura, si nga organizatat e Gostivarit ashtu edhe nga vizitat e shumta nga qytetet tjera të Republikës së Maqedonisë dhe nga jashtë shtetit në Gostivar.

Dhe pa dyshim se teatri është tempull i gjuhës dhe i kulturës dhe nëse nuk e mbështesim atë, ne bëhemi të huaj në shpirtrat tanë.

Është një vend ku zbatohet misioni i ndriçimit të natyrës njerëzore, dëshirave të tij, vendimeve, sfidave të brendshme dhe shoqërore në luftën për një botë më të madhe shpirtërore dhe të drejtë, si dhe një vend për dialog të sinqertë me audiencën.

Edhe përpos përpjekjeve evidente të Qendrës së Kulturës që t’i përmbushë nevojat e aktiviteteve të llojllojshme kulturore të një popullsie të madhe, megjithatë, veprimtaria e dramës – si një nga format më të vjetra dhe më të rëndësishme të kulturës, ngecte. Gostivari Sot 

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">