Kryqi i Kuq në Gostivar ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2019 15:38

Kryqi i Kuq në Gostivar ndanë dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme

Festë për vitin e ri në kuadër të projektit “Përmisim dhe socializim i fëmijëve dhe të rinjëve me nevoja të veçanta” të mbështetur nga Banga Komerciale.

Në prag të festave të fundvitit, dhe përputhshmëri me aktivitetet e planifikuara gjatë implementimit të aktiviteteve në kuadër të projektit Përmisim dhe socializim i fëmijëve dhe të rinjëve me nevoja të veçanta” të mbështetur nga Banga Komerciale, vullnetarët e Kryqit të Kuq, fëmijët e Qendrës ditore dhe prindërit e tyre organizuan festë para vitit të ri. Kjo festë u organizua më 27.12.2019 në restorantin Vita Abi në Gostivar. Para fillimit të festës, para të pranishmëve fjalë përshëndetëse morën përfaqësuesit e Bankës Komerciale ku dhe me kënaqësi informuan se ky projekt do të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm.

Gjithashtu fjalë përshëndetëse kishte edhe Sekretari i Organizatës Komunale Gostivar, Merita Alili e cila njoftoi të pranishmit për të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Gjithashtu nga ana e Sekretarit se planet për aktivitet e Projektit do të implementohet në bazë të udhëzimeve që do të vijnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale dhe zyrën qëndrore të KKRMV.

Nga ana e një personi fizik (i cili dëshiron të mbetet anonim) u siguruan 40 pako për fundvit. Pakot Ju dhuruan fëmijëve të Qendrës ditore nga ana e vullnetarëve të maskuar si Baba gjyshi i vitit të ri dhe disa role të ndryshme nga filmat vizatimore. Kjo festë gëzoi jasht mase fëmijët e Qendrës ditore dhe prindërit e tyre.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 30 Dhjetor, 2019 15:38