Përfundim i hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit të Reçanit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2019 14:59

Përfundim i hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit të Reçanit

Të premten u mbajt solemniteti i përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit dhe nxënëset e mektebit të fshatit Reçan, transmeton Gostivari Sot 

“Programi i përgatitur nga Imami H. Harbin ef. Osmani, la përshrypje të jashtëzakonshme tek xhematlinjtë dhe i cili edhe njëherë dëshmoi për punën e palodhshme në ngritjen e vetëdijes islame në Reçan dhe më gjërë. Në këtë solemnitet morri pjesë edhe Muftiu i Muftinise së Gostivarit H. Shaqir ef. Fetahu, i cili pasi që përshëndeti të pranishmit shprehi mirënjohje reçanasëve për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetare islame dhe më gjërë”, njoftuan nga Muftinia e Gostivarit. 

Njëherit, Muftiu Fetahu ndau diploma për të gjithë vijuesit e mësimbesimit islam si dhe mirënjohje për Imamin, muezinin, këshillin e xhamisë dhe shumë aktivistëve tjerë. Muftiun e shoqëroi edhe Referenti H. Mallzim ef. Zendeli i cili e moderoi programin dhe Hfz Jusuf ef. Xheladini i cili bëri duanë dhe i priu namazit të Xhumasë. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2019 14:59