Konfirmohet identiteti i policit të vdekur | FOTO

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2019 21:41

Konfirmohet identiteti i policit të vdekur | FOTO

Agjencia e Lajmeve FLAKA ka siguruar fotografi nga vendi i aksidentit tragjik, ku jetën e humbi një polic sonte në autostradën Tetovë-Gostivar.

Sipas të dhënave nga SPB-Tetovë, përcjell FLAKA, policët kanë qenë duke ruajtur vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident i mëhershëm, por janë bërë vetë shënjestër e përplasjes nga një makinë e dytë.

Viktima është Petar Gjurçinovski, ndërsa polici tjetër në gjendje të rëndë është Feim Shabani.

Aksidenti ndodhi sonte rret orës 19.00, ku pjesëtarët e policisë i aksidentoi vetura “Ford Fokus” me targa të Kërçovës,

Polici Shabani është dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Në SP Gostivar është privuar nga liria 31- vjeçar R.Sh nga fshati Grashnicë e Kërçovës i cili ka drejtuar veturën “Ford Fokus”. FLAKA

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2019 21:41