Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, ka të lënduar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2019 14:38

Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, ka të lënduar

Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Novosellë e Gostivarit, dje rreth orës 18 e 20 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin kanë marur pjesë: vetura e tipit ,,Polo” me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 55- vjeçari F.D. nga fshati Dobrosht i Tetovës, dhe vetura ,,Folkcvagen Pasat” me targa të Strugës, të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari V.Zh. nga Veleshta e Strugës.

Në këtë aksident vozitësi F.D. dhe 15-vjeçari bashkudhëtar në veturën e tij, kanë marur lëndime të
rënda trupore, me ç’rast janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar, për të ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes, ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Dhjetor, 2019 14:38