Policia zbulon marijuanë, dy bluajtëse dhe ekstaze në një veturë në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Dhjetor, 2019 13:04

Policia zbulon marijuanë, dy bluajtëse dhe ekstaze në një veturë në Gostivar

Sot rreth orës 03.00 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policor- Gostivar, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin E.D. dhe 20-vjeçarin E.D. nga fshati Turçan i Vogël i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës ,,Folkcvagen Golf” me targa të Austrisë, me të cilën kanë qenë duke udhëtuar është gjetur dhe konfiskuar marijuanë, dy bluajtëse dhe ekstaze.

Dy personat janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do
të përgaditen parashtresa adekuate. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Dhjetor, 2019 13:04