Digjet një veturë në fshatin Çajlë të Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2019 11:33

Digjet një veturë në fshatin Çajlë të Gostivarit

Sebajdin Jonuzit nga fshati Çajlë e Gostivarit, i është djegur vetura nga një 29 vjeçare nga fshati Balindoll. Ka qenë mesnatë kur vetura e tij e tipit “BMW”, është parë duke ju vënë flaka nga 29 vjeçarja. Ajo, për ti vënë flakën veturës, ka marrë letër dhe qese najlloni nga një bastore sportive dhe i ka vendosur nën veturë. Vetura ka qenë e parkuar afër shtëpisë së familjes Jonuzi në Çajlë, ndërsa rastin e ka hetuar një familjarë. Menjëherë është njoftuar policia dhe zjarrfikësit, por flaka është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithë pjesën e përparme të automjetit.

Jonuzi sqaron se para dy javësh, i njejti person ka djegur edhe veturën e kushuririt të tij.

Automjeti i djegur para dy javësh i tipit “Audi”, ishte hedhur në depo nga pronari, ndërsa vajza piromane familjes Jonuzi mbrëmë i ka thënë se ka pikasur edhe dy-tre automjete tjera për ti djegur. Të dëmtuarit lusin institucionet të marrin masa, pasi u vendoset në rrezik edhe jeta e tyre.
29 vjeçarja mendohet se vuan ng probleme mendore, ndërsa e njejta para do kohe ka djegur edhe një krevat te një shtëpi në fshatin Çajlë.

Ajo është privuar nga liria dhe mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit. Për rastin në fjalë pritet të prononcohet edhe Porkuroria e Gostivarit. Tv Globi

Digjet një veturë në fshatin Çajlë të Gostivarit

Digjet një veturë në fshatin Çajlë të GostivaritAktin mendohet ta ketë kryer një 29 vjeçare nga fshati BalindollSebajdin Jonuzit nga fshati Çajlë e Gostivarit, i është djegur vetura nga një 29 vjeçare nga fshati Balindoll. Ka qenë mesnatë kur vetura e tij e tipit “BMW”, është parë duke ju vënë flaka nga 29 vjeçarja. Ajo, për ti vënë flakën veturës, ka marrë letër dhe qese najlloni nga një bastore sportive dhe i ka vendosur nën veturë. Vetura ka qenë e parkuar afër shtëpisë së familjes Jonuzi në Çajlë, ndërsa rastin e ka hetuar një familjarë. Menjëherë është njoftuar policia dhe zjarrfikësit, por flaka është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithë pjesën e përparme të automjetit. Jonuzi sqaron se para dy javësh, i njejti person ka djegur edhe veturën e kushuririt të tij.Automjeti i djegur para dy javësh i tipit “Audi”, ishte hedhur në depo nga pronari, ndërsa vajza piromane familjes Jonuzi mbrëmë i ka thënë se ka pikasur edhe dy-tre automjete tjera për ti djegur. Të dëmtuarit lusin institucionet të marrin masa, pasi u vendoset në rrezik edhe jeta e tyre. 29 vjeçarja mendohet se vuan ng probleme mendore, ndërsa e njejta para do kohe ka djegur edhe një krevat te një shtëpi në fshatin Çajlë. Ajo është privuar nga liria dhe mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit. Për rastin në fjalë pritet të prononcohet edhe Porkuroria e Gostivarit.

Posted by TV GLOBI on Tuesday, December 24, 2019

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Dhjetor, 2019 11:33