Pre. Jan 24th, 2020

Gradec, 42 nxënëse marrin mirënjohje për kryerjen e leximit të Kur’anit famëlartë

Në Xhaminë e Gradecit , u mbajt një program fetar i realizuar nga nxënëset e mektebit të përgatitur nga imami Zekerija Bajrami e që u ndoq nga shumë banorë.

Leximi i bukur i fjalëve kur’anore, ilahive, shpjegimi i parimeve themelore të Islamit emocionuan të gjithë të pranishmit.

Këtë e shprehu edhe Muftiu Shaqir Fetahu në fjalën e tij të rastit duke thënë se edukimi i gjeneratave të reja është baza themelore për një ardhmeri të shëndoshë fetaro islame në këtë nënqiell.

Njëherit u ndanë edhe diploma për 42 nxënëse dhe mirënjohje për Imamin Zekerija Bajramin dhe Këshillin e Xhamisë në shenjë përkrahjeje për punën e palodhshme të tyre.

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">