Vetura aksidenton kalin në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Zdunjë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Dhjetor, 2019 12:56

Vetura aksidenton kalin në afërsi të udhëkryqit për në fshatin Zdunjë

Dje rreth orës 19 e 20 minuta, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në relacionin prej Pikëpagesës rrugore-Gostivar deri tek udhëkryqi për në fshatin Zdunjë, vetura e tipit ,,Audi A6” me targa të Austrisë, të cilën e ka drejtuar 44- vjeçari J.B. nga Turçani i Vogël, ka aksidentuar dhe mbytur në vend një kafshë shtëpiake kalë, i cili në mënyrë të pakontrolluar dhe pa mbikqyrje të pronarit ka lëvizuar nëpër rrugën magjistrale.

Vozitësi J.B. ka pësuar lëndime trupore dhe me veturë tjetër është transferuar në Spitalin e Gostivarit për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar. Gostivari Sot  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Dhjetor, 2019 12:56