Komuna e Gostivarit ka filluar me punë në instalimin e rrjetit të kanalizimit në Çegran

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Dhjetor, 2019 19:45

Komuna e Gostivarit ka filluar me punë në instalimin e rrjetit të kanalizimit në Çegran

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka njoftuar se Komuna e Gostivarit ka filluar me punë në instalimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Çegran.

Rrjeti i kanalizimit pritet të jetë i gjatë rreth 25km.

“Filluam me punimet për instalimin e rrjetit të kanalizimit nê fshatin Çegran, në gjatësi prej 25 km. Edhe një premtim fillojmë ta realizojmë”, shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Ndryshe, punimet në terren zhvillohen me eskavatorin e ri të cilin Komuna e Gostivarit e promovoi ditën e djeshme.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Dhjetor, 2019 19:45