22 vjeçari nga Gostivari nën hetim për tregti me lëndë narkotike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2019 11:08

22 vjeçari nga Gostivari nën hetim për tregti me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka sjellë Urdhër për nisje të procedurës hetimore kundër një personi i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Me dhjetë dhjetor policia ka tentuar të kryejë kontroll personale ndaj 22-vjeçarit të dyshuar nga Gostivar, por ai ka ikur. Pastaj në oborrin e një shtëpie ka hedhur një çantë ku ka pasur 32 paketime me marihuanë me peshë totale neto 36,39 gram dhe një pako kokainë me peshë neto 0.17 gram. Droga është sekuestruar menjëherë nga policia, ndërsa personi është arrestua në 17 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Gostivar pranoi propozimin e prokurorit publik kompetent dhe ka urdhëruar të dyshuarit ti përcaktohet 30 ditë paraburgim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2019 11:08