Brenda 24 orëve, Policia e Gostivarit kreu katër arrestime

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2019 12:47

Brenda 24 orëve, Policia e Gostivarit kreu katër arrestime

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia e Gostivarit, në raste të ndara ka kryer katër arrestime, njofton Gostivari Sot  

Kështu, dje rreth orës 09 e 50 minuta, në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB-Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, e kanë privuar nga liria 22- vjeçarin S.I. nga Gostivari, tek i cili paraprakishtë është gjetur marijuanë dhe kokainë.

I njëjti është mabjtur në Stacionin policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet parashtresa adekuate.

Sakaq, mbrëmë rreth orës 22 e 15 minuta në fshatin Çajle të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB
Tetovë- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, e kanë privuar nga liria 25-vjeçarin G.R. nga fshati Balindoll i Gostivarit, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,,Opel
Korsa,, me targa të Gostivarit me të cilën ka udhëtuar, është gjetur marijuanë.

I njëjti është mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të
përgaditet parashtresë adekuate.

Po ashtu, dje  rreth orës 13.00, në rrugën ,,Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë- Stacioni policorë Gostivar, e kanë privuar nga liria 34-vjeçarin M.K. nga fshati Simnicë
e Gostivarit, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar rreth 920 copa lloje të ndryshme të mjeteve piroteknike,
pjesa më e madhe fishkezjarre.

Pas zbardhjes dhe dokumetimit të plotë të rastitkundër personit M.K. do të përgaditet parashtresë

adekuate.

Ndërkohë, dje në ora 10 e 40 minuta, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë- Stacioni policorë Gostivar,
e kanë arestuar 44-vjeçarin B.B. nga Gostivari i cili në ora 03 e 30 minuta në një kazino në Gostivar, e
ka sulmuar fizikisht47-vjeçarin I.S. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.

Meren masat për zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Dhjetor, 2019 12:47