Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Biroll Topçiu do ta drejtojë skuadrën futbollistike të Gostivarit

Klubi Futbollistik “Gostivari” nga sot ka trajner të ri. Ai është Biroll Topçiu. Njoftimin e ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“I uroj shumë suksese z. Biroll Topçiut, si trajner i ri i K.F “Gostivari””, shkruan kryetari Taravari në profilin e tij në Facebook.

Për dy muaj K.F “Gostivari” u drejtua nga zv. trajneri Afet Ibrahimi pas dorëheqjes së trajnerit Erxhan Menga. Ky i fundit dha dorëheqje pas derbit lokal të Ligës së Dytë të futbollit vendor, mes Gostivarit dhe “Vardarit” të Forinës, e cila ndeshje u mbyllë pa fitues.

Ndryshe, Biroll Topçiu paraprakisht ka drejtuar skuadrën e “Genç Kalemler” të fshati Banjicë.

TË FUNDIT