Pre. Jan 24th, 2020

“Jehona” mbetet në lojë për PLAY – OFF

Ndeshja hendbollistike mes skuadrës gostivarase “Jehona” dhe “Partizani” nga Gjevgjelia, përfundoi me barazim 34 me 34. Në përmbyllje të duelit vjeshtor për të dy skuadrat nga grupi i dytë i ligës së parë, Partizani diktoi lojën dhe paraprinte me katër gola, por skuadra vendase ktheu rezultatin dhe arriti barazimin dhe një pikë të rëndësishme për betejen në play off, raporton Gostivari Sot

Fari Selmani, trajner i skuadrës së Jehonës shprehet se ndeshja mund të zhvillohej edhe më mirë sikur mos të ndodhnin disa gabime, duke shpresuar që në ndeshjet e ardhshme të punojnë në eleminimin e tyre. Zv.

Trajneri i “Jehonës” Radica Sredoski deklaroi se lojëtarët e ekipit u përpoqën që të arrijnë sukses dhe të fitojnë një pikë të rëndësishme për play off-in prandaj dhe do të përgaditën më shumë. Radica: “Për lojën e sontshme nuk mund të them se jemi shumë të kënaqur por vlerësoj mundin e gjithë ekipit për të arritur sukses. Ne u përpoqëm dhe e rëndësishmë është që akoma kemi gjasa për play off-in dhe do të përgaditemi më shumë. Një falemnderim të madh dua të ia dedikoj publikut i cili ishte prezent dhe në çdo ndeshje na jep përkrahje”.

Partizani nuk ka shanse për play-off, por Jehona tani me 13 pikë në pozitën e pestë, e ka një mundësi të tillë. Deri në fund të sezonit të rregullt ka edhe dy raunde të tjera, kështu që skuadra nga Gostivarit ka një shans për të arritur në një pozitë për të luajtur në play-off të Superligës. Gostivari Sot / A.B

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">