Policia konfiskon 63 paketime me Kokainë në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2019 11:30

Policia konfiskon 63 paketime me Kokainë në Gostivar

Mbrëmë (14-dhjetor) rreth orës 01.00, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë-Stacioni Policorë Gostivar, kanë privuar nga liria  31-vjeçarin F.H., 48-vjeçarin H.N. dhe 31-vjeçaren E.N. të gjithë nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, për arsye se gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatësit prej ora 23 deri ora 1, në një banesë në rrugën ,,Nikolla Parapunov në Gostivar të cilën e ka shfrytëzuar me qera personi F.H. janë gjetur 63 paketime me Kokainë dhe një peshore digjitale.

Tre personat në fjalë, janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të përgaditet parashtresa adekuate.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2019 11:30