“Nathani i urtë“ premiera e parë në Teatrin e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2019 14:58

“Nathani i urtë“ premiera e parë në Teatrin e Gostivarit

Me premierën e shfaqjes “Nathani i urtë” nga Gothold Efraim Lesing, në regjinë e Sulejman Rushitit, mbrëmë filloi historia e Teatrit të Gostivarit.

Përndryshe, shfaqja ku performojnë ekipi i aktorëve: Visar Vishka, Sheqerie Iljazi, Driton Lazami, Arian Ejupi, Aishe Useini, Senad Abduli, Bereda Reshit, Elmir Sejfullai dhe Vjollca Baftiu-Zilbehari, në mënyrë vizuale dhe përmbajtjesore i ruan format klasike diskrete me një shprehje teatrale moderne për ta arritur universalitetin gjeografik dhe të përjetshëm. Skenarografia është e Argjent Karai, kostumet janë të Ines Golja, performanca e muzikës së drejtpërdrejtë është e Adnan Aliu (kavall) dhe Dragan Mateski (daulle), dhe dizajni i dritave është i Ilija Tarçugovski.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Dhjetor, 2019 14:58