Strategji për ajër të pastër në Komunën e Gostivarit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Dhjetor, 2019 15:12

Strategji për ajër të pastër në Komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit i njofton qytetarët e interesuar dhe opinionin e gjerë se përpilon ,,strategji për ajër të pastër në Komunën e Gostivarit’’dhe në procesin e përpilimit do të mbahet debatë publike me qëllim që opinioni publik të njoftohet me versionin e përpilimit.

Në fazën e hershme para sjelljes për ,,Strategji për ajër të pastër në Komunën e Gostivarit’’mundësohet pjesëmarrje e të gjithë banorëve të interesuar poashtu edhe të dorëzohen komente,vërejtje dhe propozime.

Thirrja publike do të mbahet më 17.12.2019 në ora 15.00 .

Presim kontributin tuaj në përpjekjen e përbashkët të përpilojmë Strategji për ajër të pastër në Komunën e Gostivarit dhe me atë të përmisojmë ajrin ambiental në Komunën e Gostivarit.

Po ashtu, Komuna e Gostivarit i njofton qytetarët e interesuar dhe opinionin e gjerë se në procesin për ndarje të koncesionit për kryerjen e hulumtimeve më të hollësishme gjeologjike të burimeve minerale-gur gëlqeror në lokacionin Krasta f.Reçan do të mbahet thirje publike me qëllim që të njoftohet opinioni me aktivitetet nga eksplantacioni I gurit gëlqeror.

Në këtë debat u mundësohet pjesëmarrje të gjithë qytetarëve të interesuar gjithashtu të dorëzohen edhe komente,vërejtje dhe propozime.

Thirja publike do të mbahet më datë 17.12.2019 në ora 14.30 në sallën e Këshillit të komunës së Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Dhjetor, 2019 15:12