Aksident në Gostivar, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Dhjetor, 2019 13:25

Aksident në Gostivar, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore

Në Bulevardin ,,Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar, dje rreth orës 18 e 55 minuta, vetura ,,Opel astra” me targa të Shkupit të cilën e ka drejtuar 36-vjeçari Z.R. nga fshati Vrapçisht, ka aksidentuar këmbësoren 77-vjeçare P.J. nga Gostivari.

Gjatë aksidentimit këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me anë të autoambulancës
është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni policorë Gostivar. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Dhjetor, 2019 13:25