Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me shi të dobët lokal

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Dhjetor, 2019 11:47

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me shi të dobët lokal

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira mesatare me shi të dobët lokal, ndërsa në male me borë.

Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në tetë gradë.

Të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal, ndërsa në male me borë. Të shtunën pritet valë e re e lagësht me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa në malet borë. Më pas vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë, nga e hëna me kushte për mjegull nëpër disa lugina.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 12 Dhjetor, 2019 11:47