BDI-Gostivar: Propozimi i këshilltarit Musliu, lindi si kërkesë e banorëve të Çegranit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Dhjetor, 2019 18:52

BDI-Gostivar: Propozimi i këshilltarit Musliu, lindi si kërkesë e banorëve të Çegranit

Duke u nisur nga kërkesa e banorëve të Çegranit, keshilltari nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Nasir Musliu në seancën e Këshillit të komunës së  Gostivarit insistoi dhe propozoi që të anulohet vendimi i mëparshëm për dhënie në shfrytëzim të hapësirave të ndërtesës së lartëpërmendur për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht vendosjen e Stacionit Policor në fshatin Çegran. 

“Banorët e Çegranit janë kundër vendosjes së Stacionit Policor në hapësirat e nëertesës së ish komunës së Çegranit, mbase është e vetmja ndërtesë që banorët mund ta shfrytëzojnë për interesat e përgjithshme”, – tha sot keshilltari Nasir Musliu në seancën e Këshillit të komunës së  Gostivarit.

Në këtë drejtim, këshilltari Musliu propozoi pikë të rendit të ditës me të cilin kërkoi të anulohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të komunës së Gostivarit për dhënie në shfrytëzim të hapësirave të ndërtesës së lartëpërmendur për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. 

Pika e propozuar nga këshilltari Musliu u përkrah nga këshilltarët e BDI-së dhe RDK-së ,por nuk u përkrah nga këshilltarët e koaliconit ASH & VMRO – DPMNE, andaj nuk mori vota të mjaftueshme për aprovim.  

Në vijim, në pyetjen që iu parashtrua këshilltarit Musliu se çka do të bëhet më tutje, ai u shpreh që: Vullneti i banorëve të Çegranit është në rend të parë dhe për këtë kemi edhe përkrahjen e zv.ministrit, z. Agim Nuhiu.  

“Por nuk e lejmë me kaq, unë të njëjtën pikë do ta propozoj edhe në seancat e ardhëshme, do të  tentoj të bind edhe këshilltarët e tjerë të japin përkrahje. Me këtë, do ta respektonim bashkërisht  vullnetin e banorëve të Çegranit”, – u shpreh Musliu. 

BDI – dega në Gostivar fton drjetuesit e komunës por edhe këshilltarët komunal, pa dallime politike, në seancën e ardhëshme të reflektojnë dhe të përkrahin propozimin që lind si kërkesë e banorëve të Çegranit. 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Dhjetor, 2019 18:52