Punonjësit e policisë dhurojnë gjak

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Dhjetor, 2019 18:11

Punonjësit e policisë dhurojnë gjak

“Kush dhuron gjak dhuron jetë”
Nën moton “Gjaku juaj shpëton një jetë’, në Stacionin Policor në Gostivar dhe në Tetovë është zhvilluar aksioni i dhurimit të gjakut. Aksioni i dhurimit të gjakur zhvillohet në të gjitha qytetet e Maqedonisë, mirëpo sipas të dhënave të Kryqit të Kuq, më human janë dhuruesit nga SPB-Tetovë, aty ku në çdo aksion mblidhet numri më i madh i njesive të gjakut. Ky ka qenë aksioni I tretë I dhurimit të gjakut nga uniformat blu në Gostivar dhe Tetovë për këtë vit. Me aksionin e sotëm numri i njësive të tubuara të gjakut arrinë në 180 njësi. Ky numër edhe njëherë konfirmon se të punësuarit në SPB-Tetovë edhe më tej mbeten gjakdhuruesit më aktiv në rajonin e Pollogut. Ndryshe, mjekët bëjnë thirrje për dhurim gjaku si një nga aktet më humane për të shpëtuar një jetë në rrezik. Gjak mund të dhurojnë personat e moshës 18-60 vjeç me peshe trupore mbi 50 kg dhe që gëzojnë shendet të mirë. Sasia që dhurohet është 350-400 ml dhe është e papërfillshme për një fizik të shëndetshëm, ajo rekuperohet nga organizmi brenda 24 deri 48 orë.

Abedin Bilalli

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Dhjetor, 2019 18:11