Festat e fundvitit, dënime për shitësit dhe përdoruesit e fishekzjarreve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Dhjetor, 2019 14:48

Festat e fundvitit, dënime për shitësit dhe përdoruesit e fishekzjarreve

Sektori për punë të brendshme Tetovë, gjatë këti muaji i ka përforcuar kontrollet dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe pengimin në kohë e shitjes dhe përdotimit të fishekzjarreve dhe llojeve tjera të mjeteve piroteknike.

Në këtë drejtim, tregtarëve, prindërve dhe nxënësve (fillorist dhe të shkollave të mesme) ju bëhet me dije se shitja, gjegjësishtë blerja dhe aktivizimi i mjeteve piroteteknike nëpër vende publike, në rrugë, nëpër oborre, hyrje të objeteve banesore dhe të ngjajshme, paraqet shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike për të cilën është paraparë gjobë me vlerë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Blerja dhe distribuimi i tyre në treg në sasi më të mëdha, është në kundërshtim me Kodin penal dhe për këtë vepër është paraparë dënim prej 5 vite burgë.

Sektori për punë të brendshme Tetovë, apelon veçanërisht deri tek nxënësit e shkollave fillore, që
të rrijnë sa më larg këtyre lojrave të rrezikshme, të cilat jo rrallë mundë të shkaktojnë edhe pasoja
serioze ndaj shëndetit të tyre, gjegjësishtë lëndime në duar sy dhe pjesë tjera të trupit.

Sektori për punë të brendshme Tetovë tashmë ka mbajtur mbledhje me gupet këshilluese qytetare,
me të cilët mes tjerash, është biseduar lidhur me shit-blerjen dhe gjithçka që ka të bëj me mjetet
piroteknike. Krahas kësaj, takime të këtilla organizohen edhe nëpër shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, ku  inicues dhe bartës i këtyre aktiviteteve është Njësiti për prvencion. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Dhjetor, 2019 14:48