Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Adrian Hajdari, shqiptari 19 vjeçar që debutoi për Rapid Wienën

Adrian Hajdari, mbrojtësi i talentuar shqiptar, shumë shpejt mund të shndërrohet në një yll të ri në elitën e futbollit të Austrisë.

19-vjecari me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut sot ka realizuar ëndrrën e tij, duke debutuar në ekipin e parë të skuadrës së madhe austriake Rapid Wiena në barazimin 2-2 kundër FK Austria, në kuadrin e javës së 17-të.

Hajdari ka hyrë në lojë në fillim të pjesës së dytë, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Ai edhe më herët ia kishte mbushë mendjen trajnerit që t’i japë shansin në ndeshje, duke fituar besimin e tij, ndërsa pas debutimit të sotëm pritet që të ketë sa më shumë hapësira, pasi ka një potencial jashtëzakonisht të madh.

Sigurisht se debutimi në fanellën e Rapidit për të ka qenë një emocion i madh dhe se ai është shumë i lumtur për paraqitjen dhe për skuadrën në një ndeshje kampionale.

Për Adrian Hajdarin tani do të flitet edhe më shumë./Reshat Ibrahimi/

TË FUNDIT