Pre. Jan 24th, 2020

Hendboll, Prespa humb nga Jehona e Gostivarit

Klubi hendbollistik “Jehona” ka shënuar fitore në terren vendas ndaj skuadrës së “Prespës”. Diferenca prej 11 golave dhe kualiteti i lojës së zhvilluar, bëri që “Jehona” pa shumë vështirësi të vijë deri te fitorja.

Përballja u mbyll me rezultat 34:23. Për skuadrën gostivarase e cila nga shtatori i këtij viti garon në Ligën e Parë hetbollistike të vendit, kjo fitrore dëshmon që ata meritojnë të garojnë në ligën elitare të këtij sporti. Trajneri Fari Selmani shprehet i kënaqur me zhvillimin e lojës dhe shpreson stinorin ta mbyllin me sukses. Hendbollisti Adis Saliu shprehen se me lojë të kontrolluar mirë dhe strategji paraprake, nuk është e vështirë të arrihet fitore. Nga dhjetë xhirot e zhvilluara deri më tani “Jehona” ka realizuar 3 fitore dhe zë vendin e pestë në tabelë në grupin e dytë në Ligën e Parë hetbollistike. Deri në mbyllje të stinorit hendbollistët e Gostivarit kanë edhe katër përballje. Të radhës e kanë gjatë ditës së diel në Shkup kundër skuadrës së “Aerodromit”, të cilën skuadër para dy muajsh “Jehona” e mundi me pesë gola diferencë në Gostivar.

HENDBOLL, PRESPA "BIE" NË GOSTIVAR

HENDBOLL, PRESPA "BIE" NË GOSTIVARK.H “JEHONA” 34:23 K.H “PRESPA”

Posted by TV GLOBI on Thursday, December 5, 2019

https://www.evnonline.mk/" target="_blank">