Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Do të bëhet përzgjedhje e sportistit më të suksesshëm të vitit

Në bazë të nenit 55 nga Statuti i Komunës së Gostivarit, (Buletini zyrtar i Komunës së Gostivarit nr.01/06) dhe në bazë të nenit 6 të Rregullores për mirënjohje dhe shpërblime nga sfera e Sportit (Buletini Zyrtar 9/2019 dhe 10/2019), Komisionit për shpërblime dhe mirënjohje nga sfera e sportit pranë Komunës së Gostivarit, më datë 05.12.2019, shpall:
SHPALLJE PUBLIKE
Për propozim të kandidatëve për përzgjedhje të sportistit më të suksesshëm edhe atë:
– një (1) sportisti më të suksesshëm – meshkuj;
– një (1) sportisti më të suksesshëm – femra;
– një (1) sportist më të suksesshëm i ri meshkuj;
– një (1) sportisti më të suksesshëm e re femër;
– një (1) skuadre më të suksesshme femrash;
– një (1) skuadre më të suksesshme meshkujsh;
– një (1) trajneri më të suksesshëm;
– një (1) sportisti për mirënjohje vjetore;
– mirënjohje për afirmimin e sportit
– një (1) trajner më I suksesshëm për të ri
– një (1) sportisti më të suksesshëm / sportisti me aftësi të kufizuara;
– një (1) shoqate sportive më të suksesshme në sportet ekipore; – një (1) shoqate sportive më të suksesshme në sporteve individuale;
– një (1) ekipi më të suksesshëm shkollor;
– një (1) sportisti më të suksesshëm nga Gostivari që garon për një skuadër të huaj apo shtet të huaj.
Shpërblimet do tu ndahen në formë të pllaketave, medaljeve dhe në formë të shpërblimeve në para.

Shpërblimi është publik

1. Komisionit për shpërblime dhe mirënjohje nga sfera e sportit pranë Komunës së Gostivarit ju bën thirje gjithë sportistëve dhe klubeve të sportit nga Komuna e Gostivarit, të cilët kanë realizuar suksese sportive gjatë vitit 2019, të paraqesin kandidat në shpalljen publike.
2.Kërkesa e parashtruar duhet të jetë e nënshkruar dhe e vërtetuar nga personi i autorizuar nga ana e klubit ose shoqata e cila i paraqet sportistët, klubi i sportit, trejneri ose punonjësi sportiv. Në aplikimin të cilin e parashtrojnë kandidatët, duhet që të dorëzojnë biografi të shkurtër të karrierës sportive, vërtetim për pjesëmarrje dhe/ose rezultat, vërtetim për numrin e pjesëmarrësve në garat, rang listë dhe vërtetim nga federata kombëtare anëtarët të së cilës janë në formë të shtypur ose në formë elektronike.
3.Afati për dorëzimin e kërkesave është 10 (dhjetë) ditë nga dita e shpalljes së shpalljes publike përfundimisht deri më 15.12.2019.
4.Kërkesat dorëzohen në adresë:
Komuna e Gostivarit Bul.Vllezërit Gjinoski 61
1230 Gostivar Republika e Maqedonisë së Veriut
Arhiva e Komunës së Gostivarit ose në info@gostivari.gov.mk
Me mbishkrim: Për përzgjedhje të sportistit të vitit

TË FUNDIT