Pas Shkupit dhe Resnjes, “Telemarketing Service”, tashmë edhe në Tetovë

Në prezencë të shumë të ftuarve, miqve dhe punëtorëve të rinjë dhe me një ceremoni solemne kompania zvicerane Telemarketing Service ka hapur zyrën e saj të re në qytetin e Tetovës, njofton Gostivari Sot 
Pas sukseseve të dëshmuara në qytetin e Shkupit dhe Resnjës tashmë kjo kompani do të ofroj shërbime dhe nga Tetova, ndërsa stafi punonjës janë të rinjë të cilët zotërojnë gjuhët e huaja.
Argjend Imeri president i kompanisë në një fjalim rasti para të pranishmëve deklaroi se Kompania AJEM Finance Grup me seli në Cyrih nën menaxhim të së cilës është dhe kompania Telemarketing Service ka të punësuar rreth 300 persona, ndërsa sukseset e vazhdushme kanë bërë që të rritet dhe kërkesa për shtimin e kapaciteteve.
Menaxheri për grupet punuese ne selinë në Tetovë Eduan Uzeiri u shpreh se Telemarketing Service zyra në Tetovë aktualisht ka të punësuar 30 të rinjë por varësisht nga planet e se ardhmes ky numër dhe mund të rritet.
Telemarketing Service ka filluar aktivitetin e saj në republikën e Maqedonisë së Veriut që nga janari i vitit 2019 duke hapur zyrën në Shkup, në tetor u zgjerua në Resnje ndërsa muaji dhjetor i gjen dhe në qytetin e Tetovës. Përveç veprimtarisë në Maqedoni, kjo kompani ka filialin e saj dhe në shtetin e Kosovës. Gostivari Sot