Gostivar, dilte nga barnatorja ia vjedhin portofolin

Mbrëmë (2-dhjetor) rreth orës 21 e 10 minuta, 61- vjeçarja D.B. nga Gostivari ka denoncuar se, gjatë daljes nga një barnatore në rrugën ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, dy persona të panjohur i kanë vjedhur portofolin dhe kanë ikur, njofton Gostivari Sot 

Menjëherë, është privuar nga liria 35-vjeçari F.K. nga Gostivari, për shkak se
dyshohet që ka qenë i involvuar në këtë vjedhje.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit. Gostivari Sot