Policia e Gostivarit zbulon 16 automjete të transportit publik teknikisht të parregullta

Në fillim të vikendit të kaluar në rajonin më të gjërë të Gostivarit, është realizuar aksion kontrollues ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të shumtën e rasteve autobusëve dhe taksi furgonve, njofton Gostivari Sot 

“Gjatë kontrollit gjithësej janë zbuluar 16 automjete teknikisht të parregullta, ku më të shumta kanë qenë parregullsitë në pajisjet e ndalimit (frenat) edhe atë tek 6 automjete, kurse 4 automjete nuk kanë pasur të kryer kontrollin e jashtëzakonshëm teknik”, njoftuan nga Policia.

Veturat teknikisht të parregullta, menjëherë janë larguar nga trafiku, me çrast janë përgaditur edhe
parashtresat adekuate. Gostivari Sot