E hëna e ardhshme ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Në pajtim me Ligjin për festa, 8 dhjetor 2019 (e dielë), përkatësisht 9 dhjetori i vitit 2019 (e hënë), “Shën Kliment i Ohrit” është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kumtesë qytetarëve ua uroi festën “Shën Kliment i Ohrit”.