Shoqata ” Bashkarisht Mundemi” dhuron 300 euro te Elvis Naçi për Shqipërinë

Elvis Naçi dhe fondacioni “Firdeus” është bërë adresa më e besueshme ku shqiptarët orientojne mjetet financiare për të ndihmuar të pësuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Edhe shoqata për persona më nevoja të veçanta ” Bashkarisht Mundemi” ka vendosur që paratë e mbledhura për shënimin e Festës së Flamurit t’i dhurojë për motrat dhe vllezërit e prekur nga fatkeqësia e 26 nëntorit.

“Shoqata për persona me aftësi të kufizuara Bashkarisht Mundemi nga Gostivari do të jap donacion 300 €. Të cilët mjete ishin të parapara për festën e Falumrit me fëmijët me aftësi të kufizuara në Tiranë për 28 Nëntorin por për shkak të fatëkeqsis e anuluam këtë organizim dhe për vëllezërit tanë nga Shqipëria dëshirojmë ti japim te fondacioni Juaj. Allahu ju shpërbleft”, e kanë njoftuar nga shoqata, humanistin Elvis Naçi.